Ish trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ishte më i suksesshmi në stolin e “Dardanëve”, përkundër që Kosova nuk arriti që të kualifikohet as në Kampionatin Evropian e as në atë Botëror.
Por, ajo se çka bije në sy është paga e lartë që Challandes e ka marrë derisa e udhëhiqte Kosovën në këto katër vite.
Në kontratën e parë, e cila kishte një kohëzgjatje prej muajit mars të viti 2018 e deri në qershor të vitit 2020, Challandes paguhej me një shifër prej 20 mijë euro në muaj, duke shkruar kështu historinë në shtetin e Kosovës, si personi me pagën më të lartë, njofton Klankosova.tv.
Challandes e rishkroi historinë në muajin gusht të vitit 2020, duke nënshkruar një kontratë të re me Kosovën, në një periudhë kohore prej gushtit të vitit 2020 deri në gusht të vitit 20202, me një pagë mujore prej 25 mijë euro.
Shkarkimi i Challandes erdhi pasi ai nuk i përmbushi objektivat e “Dardanëve”, ku si “kërkese” ishte që Kosova të kualifikohet në ndonjë garë të madhe evropiane apo botërore, gjë që trajneri zviceran dështoi ta bëjë.