Njohësi i çështjeve politike, Jusuf Thaçi, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit dhe reagimeve kundër aksionit të policisë nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Europian, raporton Gazeta Botapress.info
Thaçi thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë që roli ndërmjetësues i BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi tashmë nuk është veç i padobishëm, por ka filluar të bëhet edhe i rrezikshëm për Kosovën.
Andaj, sipas Thaçit, qeveria nuk guxon të mos bëzajë e të mos veprojë ndaj këtij rreziku!
Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë një gjë.
Roli ndërmjetësues i BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi tashmë nuk është veç i padobishëm, por ka filluar të bëhet edhe i rrezikshëm për Kosovën.
Andaj, Qeveria e Kosovës nuk guxon të mos bëzajë e të mos veprojë ndaj këtij rreziku!