Analisti Milazim Krasniqi, ka komentuar situatën e fundit politike të ndodhur në Kosovë. Krasniqi në fjalën e tij është shprehur se arritja e marrëveshjes për reciprocitetin e targave është e përkoshme.
Ndër të tjera ai ka thënë akoma nuk ka vullnet mes politikanëve për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
Analisti gjithashtu thekson se është një proces që Vuçiç dhe Rama e përdorin për të promovuar veten.
“Faji kryesor në lidhje me debatet e Open Ballkan është se nuk ka vullnet që ta fusë në shina Ballkanin perëndimor. Nga ana tjetër janë politikanët Vuçiç e Rama që janë dhe autoritar dhe kërkojnë të krijojnë këto nisma. Nuk është vetëm Kosova por dhe Bosnja dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar ndaj ai do të mbetet në tentativë. Aspirata e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të jetë vetëm BE-ja”, është shprehur ai.