Kandidatët për kryetar të komunave kanë dhënë disa premtime interesante. Qytetarët i kanë ktheyer premtimet në humor në rrjete sociale.
Një premtim i tillë u dha për herë të parë në Kosovë. Kandidati i LVV-së, për kryetar të Komunës së Ferizajt, Valon Ramadani doli me një premtim më ndryshe se kandidatët tjerë. Derisa zotimet tek të tjerët bazohen tek rinia e gjenerata e mesme, Ramadani ka në planet e tij edhe moshën e shtyer.
Gratë e kësaj moshe sipas tij, do të kenë mundësi që të garojnë edhe në konkurs bukurie.Ky premtim ndoshta është serioz nga kandidati i LVV-së, mirëpo si i tillë nuk po shihet edhe nga disa qytetarë në rrjete sociale.Sipas një qytetari, tanimë ka filluar interesimi për regjistrim në këtë konkurs.
Se cilat janë pyetjet dhe çfarë përgatitje nevojiten i ka treguar një qytetarë tjetër.Dikush e ka kaluar këtë fazë, ndërsa tani është duke u përgatitur për konkurs.Madje interesimi në këto sallone është rritur dukshëm tashmë.
Edhe një deklaratë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës u riaktualizua pas intervistës së Ramadanit.Kjo garë po shihet interesante e e vlefshme edhe nga qytetarët e komunave të tjera.E dikush po shprehet i bindur se fituesja e kësaj gare veç se dihet.Ky konkurs po shihet si mundësi e mirë për ta shfrytëzuar edhe pensionin e tyre.
Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.