Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Ferizajt, Valon Ramadani, ka premtuar se në rast se do të zgjedhet kryetar i ardhshëm i Ferizajt, do të organizojë një festival në të cilin do të zgjedhet “Miss Gjyshja”.
Ky premtim i padëgjuar më parë i Ramadanit, vjen për arsye se ai mendon se gjyshet janë lënë anash.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=2929110050662220
Por, mënjëherë pas deklaratës së Ramadanit kanë shpërthyer shakatë në rrjet.
Nga mbrëmë shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë nisur shakatë me idenë e Ramadanit për “Miss Gjyshen”.
Miran Ramadani, i cili në publik njihet si humorist, ka publikuar një video “duke e mashtruar gjyshen e tij” me premtimin e Valon Ramadanit.
https://www.instagram.com/p/CU7Ez6iI6yb/
Edhe Nol Nushi nga PSD-ja, ka publikuar një status duke pyetur se a kanë të drejtë gjakovarët të marrin pjesë në festivalin “Miss Gjyshja” në Ferizaj.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157829469242047&set=a.10150138263377047&type=3