Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme të javës. Sipas PW, edhe kjo javë do të jetë me mot të vranët, me shi e në vise malore me bore. Nga pjesa e dytë e javës temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, e mundësitë për reshje dëbore […]
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme të javës.
Sipas PW, edhe kjo javë do të jetë me mot të vranët, me shi e në vise malore me bore.
Nga pjesa e dytë e javës temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, e mundësitë për reshje dëbore zbresin edhe deri në lartësi mbidetare prej 800m.
Të reshurat e fundit kanë shpërndarë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit është kryesisht në vlera të mira, e do të mbetet në të mira dhe pranueshme edhe në ditët vijuese, megjithëse kohëpaskohe vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare e të dobëta, në periudha të mungesës së qarkullimit të mjaftueshëm ajror, percjell Botapress.info