Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët e Big Brother VIP po gjejnë mënyra të ndryshëm për t’u argëtuar. Njëjtë kanë vepruar edhe mbrëmje e së shtunës, kur kanë improvizuar një dasmë tradicionale malësore
Ishin aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Fifi që të parat morën këtë iniciativë argëtuese, e veshur me kostum tradicional, Arjola hyri në rolin e nuses malësore, teksa Fifi i qëndronte afër duke i kënduar një këngë nusërie.
Më pas ato vazhduan duke përzgjedhur edhe dhëndëri (Fabiani) dhe vjehrrën (Monika), e gjithë situata kaloi me të qeshura nga banorët që e shijuan këtë moment.
Kujtojmë që Big Brother VIP ka filluar transmetimin tash e një javë, dhe deri tani kanë ndodhur shumë të papritura dhe momente emocionuese.
14 banorët e shtëpisë janë në një garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, dhe shfaqja 24-orësh po bëhet gjithnjë e më interesant. /Botapress.info/