Si shkak i mos mundësisë për rezervimi të një termini për viza pune në Gjermani, disa qytetarë kanë filluar që organizojnë protestë për 11 tetor, ditën e hënë para Ambasadës së Gjermanisë, shkruan Gazeta Botapress.
Dje në ora 14:00, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka hapur linkun për termine për viza pune në Gjermani.
Mirëpo me të u hapur linku për rezervime të terminëve, është bllokuar sistemi i linkut së ambasadës gjermane.
Lidhur me këtë problem, disa qytetarë kanë organizuar protestë për ditën e hënë nga rrjetet sociale.
Sipas një njoftimi thuhet se do të mbahet një protestë para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ditën e hënë ora 14:00.
Këta qytetarë po thonë se po mashtrohen nga disa persona dhe se kjo çka po ndodh me termine është maltretim.
Disa nga qytetarët kanë pretenduar se kush po zë termine, po paguan të holla për një shërbim të tillë.
Më poshtë keni njoftimin. /Botapress.info/