Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Podujevë-Prishtinë në mes një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar, kurse me rastin po merret njësiti policor.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.