Botapress, 4 Maj – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka marrë në mbrojtje ZV.kryeministren dhe ministren e jashtme Donika Gërvallën e cila kohë të fundit po lincohet për deklarimet e saja të para një viti rreth Gjykatës Speciale, shkruan Botapress.
Abazi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se janë mbi 15 mijë nënshkrues të një peticioni për themelimin e Gjykatës Speciale që është inicuar dhe nënshkruar së pari nga Berat Buzhala, atëbotë deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Ja postimi i Abazit në Facebook:
Ky është peticioni i krijuar në përkrahje të gjykatës speciale dhe për nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi. Peticion i filluar nga Berat Buzhala dhe i nënshkruar nga 15,000 njerëz.
Tani, kur lexoj e shoh luftën speciale kundër Ministres Gërvalla e shumë të tjerëve, që e bëjnë këta gënjeshtarë, përfitues nga fake news, bëjnë gjykimin e kryqëzimin e njerëzve, fusin përçarje mes individëve e shkatërrojnë jetë njerëzish dhe fshihen pas konceptit të fjalës së lirë. Gënjeshtra dhe fake news dhe deformimi i të vërtetës është shpifje që së paku nuk do të duhej të gjejë vend në diskursin publik as edhe si satirë e keqe.
Jepni fund luftës speciale- kërkoj nga gjykata që të pëshpejtoj rastet e shpifjve dhe fake news për të
parandaluar këtë fenomen të luftës speciale fitimprurës për matrapazë.