Të premten bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për Covid-19. Deri më tani nuk ka ndonjë planifikim zyrtar për ndryshimin e tyre.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai tha se nuk kanë planifikuar takim me kryetarët e komunave rreth gjendjes me Covid-19, për shkak të fushatës zgjedhore. Mirëpo, Ibrahimi pohoi se janë në bashkëbisedim me drejtorët komunal të arsimit lidhur me gjendjen pandemike në arsim.
E ndërkohë do të kemi ndonjë takim me nivelin qendror por tash është edhe fushata zgjedhore dhe kryetarët janë duke iu përmbajtur rregullave që vijnë nga IKSHPK, kështu që jemi ende në kontakt me drejtorin e IKSHPK, po e analizojmë situatën dhe jemi duke e përcjell trendin e numrit të rasteve të infektimeve“, theksoi kryetari.
Ibrahimi u shpreh se pret ndonjë takim të komitetit kundër Covid-19, ku edhe ata si asociacion do jenë të pranishëm.
“Deri sot nuk ka ndonjë planifikim të takimit me kryetarët e komunave, ne presmi që të ketë ndonjë takim të komitetit antiCovid ku edhe na si asociacion jemi aty anëtar”, tha ai./Botapress.info/