Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ua ka numëruar në Pressing kritikat zyrtarëve të PDK’së, Abelard Tahiri dhe Bernard Nikaj. Ajo thotë se kjo parti s’ka rekord të mirë për dialogun. Ajo ka pyetur Tahirin dhe Nikajn nëse distancohen ata nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Në takimin para se ka ndodh takimi ka qenë edhe Memli Krasniqi edhe kryetari i LDK’së dhe të dytë i kanë dhënë mbështetje”, tha Kadaj-Bujupi duke folur për aksionin në veri.
“Është një rekord goxha i zi te marrëveshjet dhe te dialogu sa i përket përgjegjësisë që i ka PDK’ja”, shtoi Kadaj-Bujupi.
“Marrëveshja për drejtësinë gjithashtu është derivat i dialogut. Edita Tahiri çka ka përfaqësuar, cilën qeveri e ka përfaqësuar”, pyeti ajo.
Ajo pyeti se cili është qëndrimi i PDK’së për Asociacionin e Komunave Serbe, pasi sipas për këtë marrëveshje do t’i bëhet presion qeverisë së re.
Kadaj-Bujupi ka folur edhe për marrëveshjen për drejtësinë.
“Është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit tonë edhe me të drejtat e njeriut në përgjithësi”, tha Kadaj-Bujupi.
“A po më dëgjon veç pak? Qaq s’ki informata, qaq po del keq sa nuk je tu e ditë …a je tu e ni vetën? Unë po të tregoj”, shtoi Tahiri duke përmendur shembuj nga Belgjika.
“Marrëveshja për drejtësinë është esenciale për largimin e Serbisë pres strukturave paralele”, theksoi Tahiri. “PDK dhe LDK nuk kanë rekord të mirë me dialogun dhe po të sfidojë me fakte”, shtoi Kadaj-Bujupi.