Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të komentuara dhe të dashura të publikut shqiptar. Kjo për shkak punës së saj të palodhshme që bën, stilit të saj unik e shumëçka tjetër.
Çdo këngë e këngëtares kthehet në hit dhe këndohet kudo, shkruan “Kosovarja”. Së fundmi këngëtarja ka bërë një punë shumë të mirë ku ka publikuar albumin e saj më të ri “Dafinë moj”.
Albumi është pritur mjaft mirë nga të gjithë dhe për një kohë shumë të shkurtër pati sukses të madh. Ndërkaq ajo që ka rënë në sy së fundmi në profilin e Dafinës janë disa foto dhe mbititulli morri akoma më shumë vëmendje.
Në foto shihet ajo me reperin e njohur Elinel dhe mbishkrimi ishte ky: “Kurr nuk munen me mbo dom jon si alltia pa fishek”.
Se çfarë donte të thoshte Dafina kjo ende nuk dihet. /Botapress.info/