Policia e Nju Jorkut ka publikuar pamje shqetësuese, ku një grua shihet duke u ngritur nga një ulëse dhe duke shtyrë një grua tjetër drejt trenit në lëvizje.
E dyshuara, e përshkruar nga policia si një grua në të tridhjetat. Pamja e gruas tjetër nuk shihet në video, por raportohet se ajo është një 42-vjeçare, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.
Policia tha se gruaja që u sulmua nuk ka rënë mbi binarë, por forca e shtyrjes nga personi tjetër e ka përplasur për treni dhe më pas është kthyer përsëri në platformë.