Për më shumë se dy orë rrjeti social Facebook nuk është duke punuar. E në kuadër të Facebook tashmë që një kohë janë edhe Instagram dhe platforma për thirrje telefonike, WhastApp
Këngëtarja kosovare ka filluar menjëherë të shpërndanë statuse që bëjnë “shaka” me Facebook dhe degët e saj simotra, Instagram dhe WhatsApp.
Fillimisht, ajo ka shpërndarë një status të një fansi të saj që ka publikuar këngët nga albumi i saj i fundit derisa ai ka shkruar: F#ck Instagram, Facebook, Whatsapp. E kam Dafina Zeqiri me mua”.
Këtë status Dafina e ka shpërndarë duke shkruar lart: Ayyyy. Tutje më vonë, Dafina ka shpërndarë edhe cicërimën e “Twitter” ku shkruajtën: Tung të gjithëve fjalë për fjalë.
Tutje Dafina ka vazhduar të shpërndajë cicërimat humoristike të McDonalds e WhatsApp dhe të Selmas, por edhe të fansave të tjerë.