Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje s’kanë ditur që ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare, raporton Botapress.
Bëhet fjalë për deputetët: Milazim Salijaj, Luan Aliu, Alban Hyseni, Adriana Matoshi, Gani Krasniqi, Gramoz Agusholli, Fitim Haziri, Enver Dugolli dhe Jetmire Vrenezi.
Asnjë prej këtyre deputetëve s’ka ditur ta shkruajë këtë fjalë.Në formularët e publikuar nga Kallxo.com, shihet se në përshkrimin e kombësisë, disa e kanë shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo edhe “shqiptarë”.
Ndryshe, regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare.
Aty kërkohen, emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit./Botapress/