Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të dy nga radhët e të majtës, do të shpallen së shpejti si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), duke iu shtuar një liste personalitetesh tashmë në listën e zezë të amerikanëve.
Burime konfidenciale të Albanian Post e kanë zbuluar edhe identitetin e dy deputetëve. Por për arsye sigurie, redaksia ka vendosur të mos e zbardhë vendimin e plotë të SHBA-ve në këtë çast.
Sipas tij, kompetencat amerikane me shpallje të tilla do të përdoren për të luftuar korrupsionin në nivele zyrtarësh të lartë.
I fundit në “rrjetën amerikane” ishte ish-kryeministri dhe kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 19 maj 2021 u përcaktua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si persona non grata.
Në të majtë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe në të djathtë, Sali Berisha
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë po ashtu një zë i fortë në qartësimin se misioni i amerikanëve për të ulur korrupsionin në Shqipëri, nuk do të ndalet.
Vendimi i papëlqyeshmërisë
Më 15 shkurt 2018, ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla, iu ndalua zyrtarisht hyrja në SHBA pas një njoftimi të bërë publik nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Donald Trump, Rex Tillerson.
Akuzat amerikane që rëndonin mbi Llallën, ishin ato të korrupsionit ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.
Përcaktimi i Adriatik Llallës dhe familjes së tij si non grata
Ky ishte edhe vendimi i parë i rëndësishëm i amerikanëve pas fillimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Vendim, i cili u pasua nga një tjetër, më 16 prill 2018.
I akuzuar prej kohësh nga opozita për afera korruptive, DASH-i e përcaktoi ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Tom Doshi, si non grata. Kështu, atij dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA.
Akuzat, ishin të njëjta: Aferat korruptive.
Përcaktimi i Tom Doshit dhe familjes së tij si non grata
Më 30 korrik 2019, listës së zezë amerikane do t’i shtohej një tjetër emër, po nga e majta.
Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u përcaktua si non grata.
Neni 7031(c) e futi edhe atë në thesin e zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilët janë të papëlqyeshëm për Amerikën.
Përcaktimi i Vangjush Dakos dhe familjes së tij si non grata
Pas një qetësie dyvjeçare, rasti “Berisha” ishte ai i cili shkundi themelet e politikës dhe shoqërisë shqiptare.
Kjo, edhe pasi ai ishte emri më i madh i politikës, ndaj të cilit ishte marrë një masë e tillë nga Washington-i.
Radhën e kanë dy të tjerë, në një sagë që duket se nuk do të shohë dorëzimin amerikan. Të paktën, jo deri në çastin kur gjithçka të bëhet konform zbatimit të ligjit./Botapress.info/