Nisni protestat para SPAK

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka dërguar nga qelia një letër publike anetarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë së PL-së, ku u kërkon nisjen e protestave paqësore periodike para Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ai i ka kërkuar gjithashtu anëtarësisë së partisë që të shumëfishojnë aktivitetin e tyre, në mënyrë që sipas tij, të ‘çmontojnë’ qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Është detyra e të gjithëve ju që besoni te drejtësia dhe interesat kombëtare, të shumfishoni aktivitetin tuaj në terren kundër narkoregjimit. Kërkoj nga ju të organizoni protesta paqësore periodike para SPAK, për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje, por edhe të dënonconi të gjitha aferat skandaloze të Edi Ramës, që SPAK, jo vetëm që nuk i heton, por që përpiqet t’i amnistojë duke dënuar disa persona që nuk i duhem më Edi Ramës”, thuhet mes të tjerash në letrën e Metës.

Të tjera

Aktuale

Gati dy javë nga zgjedhjet, KQZ ende pa rezultate përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende s’i

Aktuale

Publikohet video nga përplasja fizike mes Zemajt dhe qytetarit

Sot në sheshin e Prishtinës, deputeti