Dha afër gjysmë milioni euro për të blerë patundshmëri në Istog. Pa ditur gjë, 61-vjeçari u përfshi në një skemë mashtrimi, lojë kjo e luajtur nga “Gipa”, kamerierja 23-vjeçare, motra e saj, i dashuri i saj dhe partneri i motrës së saj.
E gjithë kjo histori, zanafillën e pati në njërën nga kafenetë e komunës së Istogut.
Në vitin 2022, A. H. ishte kthyer nga Gjermania për pushime në vendlindje.
Teksa po shijonte kafenë në njërën prej kafeneve të Istogut, e cila gjendej përballë stadiumit të qytetit, 61-vjeçari rastësisht nisi muhabetin me Florentina Dakajn, e cila aty punonte kameriere.
Njoftimi me të rritej, prandaj edhe vizitat në këtë lokal shpeshtoheshin.
Pas disa ditësh, Florentina, e cila gjatë asaj periudhe kishte 23 vjet, klientin e kafenesë e kishte njoftuar edhe me Berat Mehmetukajn, i njohur me nofkën “Gipa”, i cili ishte paraqitur si pronar i lokalit, raporton Kiks Kosova.
E kjo njohje si duket atij i doli “dardhë me bisht”.



Të tjera
Aktuale
NATO njeh Korridorin 8 si strategjik, Tirana paralajmëron rritje angazhimi në Kosovë
Korridori 8, me pikënisje në kompleksin
Aktuale
Rrokulliset një veturë te “Kroni i Mbretit” (Pamje)
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë
Aktuale
Llumnica: KEDS dhe KESCO po pasurohen në kurriz të qytetarëve
Kryetari i Sindikatës së Re të