Duke i marr parasysh se Qeveria Kurti 1 veproi në tremujorin e dytë të vitit 2020,dhe e kishte izoluar shtetin shkaku i pandemisë,që ekononia kishte ra komplet.
Duke e marr parasysh edhe se, qeveria Kurti 2 me program të vetin e ka fillue punën në fund të muajt maj 2021,e kupton kjart se ministri Murati qe disa herë po manipulon me paraqitjet e ti në konferenca për shtyp, duke u mundue ta paraqet qeverinë Kurti 2 si tejet të suksesshme,ndërsa në fakt çdo njeri me një inteligjencë normale e vren kët manipulim me krahasimet që i bënë.
*Meriatat e qeverisë Hoti u paraqitën si merita të qeverisë Kurti2 në disa konfernca për shtyp të ministrit Murati,duke i mjegullaur me krahasime
Në vazhdim ja çka tha ai në konferencën e fundit,si manipulon me ngritjet ekonomike duke i krahasuar me kohën e mbylljes se vet Kirtit1,dhe si rezultatet e qeverise Hoti ja mvesh qeverisë Kurti2.
Shefi i kuletës së shtetit, Hekuran Murati, në konferencë për media tha se në tremujorin e dytë të sivjetmë shënohet rritje rekorde e ekonomisë, prej 16.28 për qind.Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilit i referohet ministri Murati tha se aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde prej 16.28 për qind në periudhën e tremujorit të dytë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Në anën tjetër, nëse krahasohet gjysma e parë e vitit 2021 me atë të vitit 2020, përkatësisht periudha Janar-Qershor, ekonomia vendore ka shënuar rritje prej 10.4%.
Sipas Muratit, aktiviteti ekonomik i këtij tremujori prej 1,916 miliard euro në terma real, paraqet rritje më të lartë se çdo tremujor tjetër i vitit të kaluar. Kjo rritje gjithashtu mbështet edhe nga shifrat e ofruara nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganës së Kosovës.Më tej Murati shton se qarkullimi i bizneseve është rrit rreth 50 për qind ndërsa eksporti u rrit prej 68 për qind.“Më saktësisht, ATK raporton se tremujori i dytë i vitit 2021 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje të qarkullimit të bizneseve prej 49.5%, kurse 20% rritje krahasuar me vitin 2019. Njëlloj, Dogana e Kosovës raporton rritje të ndjeshme të eksportit, si një ndër kontribuuesit kryesor të kësaj rritje ekonomike. Rritja e eksportit të tremujorit të dytë të vitit 2021 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 68%. Rritje edhe më e madhe e mallrave të eksportuara vërehet në krahasim me vitin 2019, ku vlera e rritjes është 93% ”, thotë Murati