Lionel Messi , të martën e shënoi golin e parë për PSG-së, kundër Manchester Cityt, ndërsa vetëm disa orë më vonë mori një lajm shokues. Mesi ishte cak i hajdutëve, të cilët janë future në apartamentin luksos.
Hajnat kanë arritur që të futen në dhomën lukseze përmes terracës dhe të marrin 5 mijë euro dhe një pjesë të stolive të bashkëshortes së tij.
“Kjo është e pabesueshme. Bëhet fjalë për hotel luksoz, ndërsa hajnat arritën që pa asnjë problem të arrijnë deri te dhoma jonë,” ka deklaruar bashkëshortja e argjentinasit, Antoanela Messi.
Pas këtij incidenti, është e qartë se Mesi dhe familja e tij, duhet së shpejti të gjejnë një vendbanim tjetër dhe të angazhojnë sigurim më të mirë./Botapress.info/