Në javën e Modës në Paris ylli kosovar me famë ndërkombëtare, Rita Ora u kujdes që të linte një performancë të paharrueshme.
Këngëtarja shqiptare mori vëmendjen dhe me stilin e veçantë që si gjithmonë ashtu edhe në këtë mbrëmje u shfaq glamuroze.
Performanca e këngëtares ishte një festë e muzikës njëkohësisht edhe e modës duke qenë se së fundi u zgjedh si femra me stilin më të mirë.
Përpara shfaqjes, Rita tha: “Kjo do të jetë një shfaqje kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua”.
“Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh rroba të personalizuara nga ‘Prada’, ‘Miu Miu’, ‘Fendi’ dhe ‘Lanvin’, është thjesht një ëndërr”, shtoi ajo.
Artistja shqiptare dukej e mrekullueshme me veshjet e bëra me porosi nga markat “Fendi”, “Lanvin” dhe “Alexandre Vauthier”, të cilat ishin pjesë promovuese e Javës së Modës në Paris, shkruan DailyMail.
Koncerti i Ritës u zhvillua në partneritet me “Melrose Media” dhe është i pari i një serie muzikore të ardhshme të titulluar “Iconic People In Iconic Places”.
Përpara shfaqjes, Rita tha: “Kjo do të jetë një shfaqje kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua”.
“Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh rroba të personalizuara nga ‘Prada’, ‘Miu Miu’, ‘Fendi’ dhe ‘Lanvin’, është thjesht një ëndërr”, shtoi ajo.
Rita gjithashtu u shprej: “Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”.
Me regji të Beki Mari, koncerti i quajtur “Rita Ora Live From The Eiffel Toëer” ishte një ngjarje një herë në jetë për fansat e saj.