Cristiano Ronaldo u nominua për “Lojtarin e Muajit” në Premier Ligë, për muajin shtator. Portugezi do të synojë të marrë trofeun e tij të pestë për këtë kategori pasi mori nominimin e tij të parë që kur u kthye në Angli.
Nëse do të fitonte, Ronaldo do të ishte vetëm dy trofe larg thyerjes së një rekordi tjetër, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero, kryeson listën me shtatë çmime të fituara, ndërsa Harry Kane i Tottenhamit dhe Steven Gerrard i Liverpool ndajnë vendin e dytë me gjashtë të tillë.
Ronaldo shënoi tre gola në tri ndeshje të Premier Ligës për United këtë muaj.
Të nominuar janë edhe Joao Cancelo, Antonio Rudiger, Allan Saint-Maximin, Mo Salah dhe Ismaila Sarr./Botapress.info/