Sipas letrave diplomatike, veprimi në Veri ka sjellë në rrezik sigurinë nacionale. Kjo u vërtetua, me nënshkrimin e marrëveshjes ku zhduket kufiri Kosove-Serbi.
Ndërhyrja në Veri, nëse është bërë për një grusht vota, atëherë është ndërhyrje e hershme dhe tash me marrveshje po e shohim në tavolinë edhe pa kohë. Sipas amerikanëve, vetëm Lajçak është informuar për veprimin e Kryeministrit Kurti dhe në Tiranë kancelarja Merkel e sfidon Kurtin – a guxon?
Të gjitha qojnë tek një epilog i pa kenaqeëshem për Kosovën dhe aleatin tone Amerikën.
Marrëveshja e Brukselit është shumë e dëmshme. Kanë ndërruar dy elemente shtetformuese:
- Kalimi Kufitar (Border Crossing) është kthyer në vetëm Kalim (Crossing).
- Nuk quhet me Pikë Kufitare (Border Point), por Pike-kalim (Crossing Point).
Kjo është baza e marrëveshjes që kemi pranuar. Me mirë t’a linim me ditën e parë – apo ishte lojë djelmoshash – vetëm për sy të publikut!?
Nga kjo është befasuar edhe vet ndihmës sekretari i shtetit z. Gabriel Escobar. Ai në konferencën për shtyp – ishte tepër i indinjuar për këtë akordim. Mos të harrojmë që edhe tabelat Ilegale mbeten në fuqi dhe gjithçka kthehet siç ka qenë pas 4 muajve.
Për një marrëveshje të tillë, do të mblidhej këshilli i sigurisë kombëtare. Ndërsa Kuvendi e as Presidentja nuk duhet t’a pranojnë. Apo edhe z. Kurti do të veproi si z. Thaçi!?
Marrëveshja ka një të mirë – i skadon afati pas 5 vjetëve. Asgjë tjetër! Deri më tash vetëm kemi humbur??