Sot janë bërë gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Pas disa orësh bastisje në shtëpi, Jakup Krasniqi u arrestuar më 4 nëntor nga zyrtarët e EULEX-it pas një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara, të cilët më pas e nisën drejt Hagës.
Gjashtë muaj më vonë vajza e tij Gresa e ka kujtuar këtë moment, duke e cilësuar si ditën më të frikshme dhe më të dhimbshme të saj.
Në një shkrim në Facebook, ajo shkruar se 100 vite i duket muaji pasi babai i saj gjendet prapa grilave, duke e cilësuar këtë kohë si liri të mohuar për të.
Shkrimi i plotë:
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes.
6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia.
6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë.
6 muaj liri e mohuar pa te drejt!
Liria ka emër- UÇK
Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi