Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e mirëpret marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Ky është një hap shumë pozitiv” dhe “i mirë për të gjithë rajonin”, shkroi von der Leyen në Twitter.Ajo ndodhet në një turne në Ballkanin Perëndimor, ku sot takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Një ditë më herët në Prishtinë, von der Leyen takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Pas këtij takimi, ajo tha se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.