Botapress, 30 Shtator – Ajo është presidente e vendit dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrojë asnjë funksion politik dhe si e para e vendit duhet të shpreh unitetin e popullit.
Por një fan page në Facebook me emrin Vjosa Osmani Presidente, vazhdon edhe sot e kësaj dite shpërndan lajme për aktivitetin e Listës Guxo, shkruan Botapress.
Kjo faqe që mendohet se administrohet nga përkrahës të Presidentes Osmani dhe nga aktivistë të Listës Guxo, në ballinë të faqes kanë vendosur fotograinë e Presidentes Osmani duke parakaluar para pjestarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërkaq në vazhdimësi të kësaj faqe janë shpërndare linqe dhe foto të aktivitetit të Presidentes Osmani kohëve të fundit.
Ajo që bie në sy e që përbën shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është shpërndarja e njoftimeve për aktivitetin e Listës Guxo të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Kujtojmë se për shkak të mbajtjes dhe aktivitetit politik, më 27 shtator 2010 dha dorëheqje nga posti i Presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu, shkruan Botapress.