Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të ky premtim, ka qenë tendencë për ta minuar krijimin e FSK-së në ushtri profesionale.
‘’Shërbimi i detyrueshëm ushtarak sipas zhvillimeve të më tutje ka qenë një tendencë për ta minuar krijimin e forcave të armatosura si ushtri profesioniste. Duke e bazuar në rreziqet që e kërcënojnë sigurinë nacionale të Kosovës kemi ardh në përfundim se vendit i duhet një ushtri profesioniste jo ushtar të detyrimit të detyrueshëm që janë për disa muaj’’ thotë ai.
Berisha, thotë se ideja e Kurtit, ka qenë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës.
‘’Ideja e Kurtit, pjesa e agjendës së tij ka qenë për të shkatërruar shtetin e Kosovës segmenti i fundit që po përmbyllke këtë mozaik ishte forcat e armatosura, për fat të mirë nuk ka gjet zbatim kjo për shërbimin e detyrueshëm sepse asnjëri nga ministrat e dinë që nuk mund të aplikohet një gjë e tillë në Kosovë’’ potencon ai.
Deputeti i PDK-së, deklaron se kjo ka qenë kauzë mashturese për tv fituar votën e qytetarëve.
‘’Kauzë mashtruese për të fituar votën e qytetarëve ata nuk e dinë konceptin e ushtrisë profesioniste dhe asaj të ushtrimit të detyrueshëm që janë jo fiktive dhe jo efikase në luftë ose në një situatë të tensionuar’’ u shpreh Berisha.



Të tjera
Aktuale
Koalicion me VV-në?, Haziri: Mos pritni sepse për LDK’në është çështje e mbyllur
Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi
Aktuale
Kusari e pranon që Kurti s’i ka votat për qeveri
Deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar
Aktuale
Nesër i përfundon afati- A po dështon Kurti në ‘testin’ për t’u bërë kryeministër?
Ata nuk besojnë që unë i