Tornado shkulte kulmet e shtëpisë, i nxirrte varkat nga uji, e në terren dolën ekipe të shumta të policisë dhe zjarrfikësve që ndihmonin qytetarët dhe kontribuonin në pastrimin e qytetit, transmeton Telegrafi.
Qytetarët kanë publikuar pamje të tornados nëpër rrjete sociale, e kjo nuk është tornadoja e parë që këtë vit goditi këtë rajon të Gjermanisë.
Katër muaj më parë u raportuan mbi 50 shtëpi të dëmtuara. E disa ditë më vonë u raportua për vërshimet në Rajn-Vestfali, nga të cilat humbën jetën afro 200 persona. /Telegrafi/