Njësia Speciale e Kosovës ka filluar zgjerimin e pikave të patrullimit në Bërnjak. Në pamjet e siguruara shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale teksa po patrullojnë në disa rrugë malore në këtë pikë kufitare.
Ndryshe, tashmë janë bërë 11 ditë prej se ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.
Si rezultat rrugët që çojnë për në dy pikat kufitare janë bllokuar nga serbët që po qëndrojnë duke protestuar në Jarinjë dhe Bërnjak.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/September/30/auto_11-1-225x3001632994314.png)