Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar së fundi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
Pas këtij takimi, Von der Leyen tha se për të zgjidhur situatën e krijuar me targat në me Kosovën duhet të përdoret dialogu.
“Lavdërova hapat e marrë në reformat për rend e ligj. Po ashtu progresi i mëtejmë është i rëndësishëm në mënyrë që Serbia ta bashkohet në BE.Po ashtu kyçe është që të përdoret dialogu i ndërmjetësuar nga BE që është gjendet zgjidhje e qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, deklaroi Von der Leyen.
Ajo tutje theksoi se bashkëpunimi është rruga e vetme, transmeton lajmi.net.
Pas takimit që zhvilloi me Brnabiq, von der Leyen nuk ka treguar nëse është diskutuar lidhur me çështjet e Kosovës, por theksoi se është folur për tranzicionin e gjelbër që sipas saj BE mund të jetë ndihmë më e mirë për t’u arritur ajo./Botapress/