Është arrestuar një person nga Rahoveci për ngacmim ndaj një femre. Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, kur ka ndodhur ngacmimi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 29.09.2021-01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./Botapress/