Vitet kalojnë, ai mbetet aty dhe mbetet i njëjti në kompeticionin e tij të preferuar. Cristiano Ronaldo, veç tri pikëve që i dha Manchester United në fitoren e vuajtur 2:1 ndaj Villareal, këtë të mërkurë theu edhe një rekord.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/September/29/850x636_Capture1632950994.jpg)
Plot 178 herë ka luajtur ai në këtë kompeticion dhe kur zbriti në fushë ndaj Villareal tejkaloi Iker Casillas, legjendën e portës së Real, me të cilin ndante këtë rekord me 177 ndeshje.
Në total, Ronaldo ka luajtur në 193 ndeshje për kompeticionet ndërkombëtare për klube, ku ka shënuar 145 gola, ka dhënë 53 asiste dhe ndëshkuar vetëm një herë me kartonin e kuq.
Personalisht ai e ka fituar titullin e Champions plot pesë herë, një herë me Manchester United në vitin 2008 dhe katër herë të tjera me Realin e Madridit./Botapress.info/