Ish komandanti i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi, iu ka bërë thirrje mitrovicasve që ta votojnë Bedri Hamzën.Ai po ashtu ka apeluar banorëve të Skenderajt ta votojnë Bekim Jasharin.
Postimi i Bekim Haxhiut:
Të nderuar miq, votoni për vlerat!
Në këto zgjedhje lokale do të zgjedhni me votën tuaj kryetarin e komunës tuaj dhe asambleistë qe do votojnë për projektet që ju keni nevojë.
Dita e zgjedhjeve 17 Tetori po afron, andaj ju ftoj që të votoni njerzit me vlera që janë të dëshmuar me punë.
Në Skenderaj voto Bekim Jasharin
Në Mitrovicë voto Bedri Hamzën
Në Vushtrri voto Ferit Idrizin
Në Ferizaj voto Agim Aliun
Në Prizren voto Shaqir Totajn…
Vetëm duke votuar kandidatët me vlera komunat tona dhe vendi ynë mund të ecë përpara.