Një grua nga Kamenica ka falsifikuar patentë shoferin e Republikës së Kosovës. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së martës, ndërkaq e dyshuara e ka marrë patentë shoferin e Kosovës bazuar në patentë shoferin e lëshuar nga një shtet tjetër.
“Kamenicë 28.09.2021 – 13:00. Është raportuar se një e dyshuar femër kosovare ka marrë patentë shoferin e Republikës së Kosovës bazuar në patentë shoferin e lëshuar nga një shtet tjetër, pas verifikimit është vërtetuar se i njëjti dokumentin nga shteti tjetër ka qenë i falsifikuar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.