Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistralen Malishevë-Rahovec. Në aksident të përfshira ishin tri vetura.
Disa nga të lënduarit në këtë aksident janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës e disa të tjerë në atë të Prizrenit, transmeton lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë/Botapress.info/