Gjatë një debati televiziv, kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuqi ka premtuar se gjatë mandatit të tij të ardhshëm qeverisës, nëse merr votën e junikasve, për banorët e kësaj komune të vogël por pitoreske të Dukagjinit, do të ndërtojë “ski liftin” dhe “trenat verorë” nëpër bjeshkët e Junikut, përcjellë Botapress.
Kjo deklaratë e Agron Kuqit jo vetëm që deri më tash është “superpremtimi” i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 Tetorit, por është edhe deklarata që ka shkaktuar të qeshura në sallën e debatit por edhe në rrjetet sociale.
Në videon më poshtë shihni se si kanë shpërthyer të qeshurat në rrjetin social Facebook, pas kësaj deklarate të Agon Kuqit, kandidatit të AAK-së për kryetar të Junikut, shkruan Botapress.