Kur je më shumë se i përfshirë në një marrëdhënie, partneri të ngjan si një krijesë ideale që Zoti donte ta sillte në jetën tënde.
Ok, kjo është shumë e bukur dhe romantike, por nëse keni filluar ta mendoni seriozisht për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel, merruni pak me arsyetimin. Para se të vendosni të martoheni, duhet patjetër të diskutoni disa nga çështjet kyçe që do të shënjojnë më pas, jetën tuaj familjare. Bëjeni tani ose heshtni përgjithnjë!
Përgjegjësitë e familjes dhe vlerat e saj kërkojnë shumë përkushtim dhe sigurisht fillimisht mund të duken për të frikshme për të dy. Aq më tepër nëse jeni tipa që nuk hiqni dorë lehtë nga hobet apo pasionet tuaja. Kjo pjesë duhet diskutuar me kujdes. Nëse gjithmonë keni qenë të interesuar në gjërat që i pëlqejnë partneres/it, kjo është një shenjë e mirë. Pas martese do t’ju afrojë edhe më shumë.
Prindër, fëmijë dhe kafshë shtëpiake
Sa fëmijë do dhe kur është koha e duhur për t’i patur ato? Do jetojmë me prindrit apo të ndarë? Qen, mace apo një papagall? Këto dhe të tjera si këto, nuk janë thjesht pyetje dhe duhen marrë seriozisht. Janë përcaktuese në vazhdimësinë tuaj si çift. Mendohuni mirë
Paratë
Seksi
Edhe në çiftet më pasionantë ndodh që dëshirat seksuale dhe nevojat të jenë të ndryshme. Përpiquni të kuptoni se çfarë do njëri dhe tjetri. Janë pikërisht ato sekretet e vockla që bëjnë diferencën. Pastaj e keni në dorë vetë të vendosni për periudhat e netëve të çmendura dhe atyre të qeta.
Prioritetet dhe traditat
E ardhmja
Si e shihni të ardhmen tuaj? Këtë pyetje duhet t’ja bëni shpesh partnerit. Kur mendoni për veten pas 10 apo 20 vitesh, e përfytyroni më të apo jo? Qëllimet e përbashkëta janë kryefjala e martesës së lumtur!