Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se me Qeverisjen e tyre paga minimale në Kosovë do të jetë 500 euro nga 350 sa është tani.
Ai tha se sipas konsultimit me ekspertë, koeficienti duhet që të jetë 155 euro.
“E kemi edhe në programin tonë të cilin e kemi të konsultuar edhe më ekspertët të cilët i dinë edhe relacionet se si mund të ndahet buxheti në segmente të caktuara. E kemi edhe për ngritjen e paga dhe konsiderojmë që paga minimale në Kosovë duhet të jetë 500 euro…Koeficienti duhet që të jetë 155 në këtë mënyrë që nga kjo bazë të nisemi që paga mesatare të arrijë 100O euro”, ka thënë ai.
Ai tha se premtime të tilla kanë dhënë edhe në të kaluar dhe i kanë mbajtur.
Isufi ka shtuar se edhe pensioni do të rritët krahas me pagën minimale.
“Me këtë buxhet ne i kemi përllogaritur këto paga që ne mendojmë që mund të shkojnë edhe më shumë , mirëpo këshillat e ekspertëve janë që ta kemi koeficientin 155 ndërsa paga minimale 500. Ne konsiderojmë që pensionet duhet të shkojnë paralel me pagën minimale…”, ka deklaruar ai.
Të tjera
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë