Katër kamionë të rinj janë vendosur tek barrikadat në pikëkalimin kufitar në Bërnjak këtë të hënë. Kjo vjen në ditën e tetë të protestës nga serbët pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Klankosova.tv siguruar pamje të këtyre kamionëve të cilët janë vendosur në ora 01:00 pas mesnate e po ashtu është vendosur edhe një tendë e re nga protestuesit.

