Një i ri është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pas dyshohet se ka nxjerrë armën në një kafiteri dhe ka kanosur personat e pranishëm.
Portali lokal “Sje kaçanikli, nëse” ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës 23:40. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas informatës për kanosje me armë zjarri, ndërsa në stacion janë shoqëruar dy viktimat dhe personi i dyshuar.
Gjatë kontrollit, te i dyshuari është gjetur një pistoletë me gas dhe gjashtë fishekë. Për shkak se ishte nën ndikimin e alkoolit, ai nuk ka qenë në gjendje të intervistohej.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.



Të tjera
Lajme
Sulmet SHBA-Iran, nafta shënon rënie me mbi 2%
Çmimet e naftës ranë me më
Lajme
Pamje nga vendi i ngjarjes në Ferizaj, skenë si në filma teksa i riu kërcënon me armë!
Një i ri është arrestuar nga
Aktuale
Ftesat e Kurtit dhe përgjigjet e partive, Deda: Me një apo dy takime të jepet përgjigje për krijimin e institucioneve
Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës