Eduarta Sokolaj nga Komuna e Deçanit është diagnostikuar me sëmundjen Ewing Sarcoma, e cila është një lloj kanceri që fillon si një rritje e qelizave në kocka dhe indeve të buta rreth eshtrave.
Familjarët e Eduartës kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për trajtimin e vajzës së tyre jashtë vendit, pasi që kostoja e trajtimit mjekësor kap vlerën e 200 mijë eurove.
Si rrjedhojë qytetarët e Deçanit dje kanë nisur një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Eduartës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
“Ju njoftoj se sot, ka filluar aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Eduarta Sokolaj, në qendër të qytetit të Deçanit. Për shërimin e saj nevojiten 200.000 euro dhe kjo shumë është e papërballueshme për familjen”, ka shkruar Ramosaj.
Ramosaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të kontribuojnë në mbledhjen e këtyre mjeteve.
“Andaj kërkoj nga të gjithë ju që me mundësitë e juaja të kontribuoni në mbledhjen e këtyre mjeteve për shërimin e Eduartes. Ta ndihmojmë së bashku!”, ka shkruar ai.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,