E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA–Kosovë.
Me këtë rast, ajo vlerësoi anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Prattipati përshëndeti vendimin e Kosovës për eliminimin e tarifave doganore për mallrat amerikane, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe krijimin e një klime më të favorshme për investime.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, duke vlerësuar anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për forcimin e tregtisë SHBA-Kosovë. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të eliminuar tarifat doganore për mallrat amerikane dhe mbështeti që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investime të ardhshme amerikane”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
Haxhiu e Kurti ia zgjasin edhe për pesë vjet mandatin zëvendësdrejtorit të AKI’së, Agon Bytyqi
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena
Aktuale
Policia me aksion në tërë vendin, mbyll disa lokale të muzikës e qendra masazhi, arrestohen dhjetëra persona, detaje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se
Lajme
Burim Ramadani ‘‘sfidon’’ pushtetin: Bëjeni narko-testin, edhe nëse jeni të pastër s’është keq të jeni shembull
Deputeti i zgjedhur nga Aleanca për