Alarm në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, gjendet substancë e dyshuar narkotike

Një sasi e dyshuar e substancës narkotike është gjetur brenda Qendrës Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan, duke nxitur nisjen e një hetimi nga organet kompetente, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është zbuluar më 7 korrik, rreth orës 14:00, kur një oficer korrektues, gjatë patrullimit brenda perimetrit të institucionit, ka hasur në një qese të vogël me substancë të dyshuar narkotike.

Menjëherë pas zbulimit janë angazhuar njësitë reaguese të Policisë, hetuesit dhe ekipi i krimteknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë sekuestruar substancën për ekzaminime të mëtejshme.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se deri në këtë fazë nuk dihet prejardhja e substancës dhe nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar.

Me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda është hapur rast, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur se si substanca e dyshuar ka përfunduar brenda institucionit korrektues.

Të tjera

Lajme

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit

Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si

Aktuale

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar