Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq së fundmi ka kërkuar që shërbimi ushtarak atje të bëhet i detyrueshëm. Nga ky vendim, preken edhe të rinjtë e tri komunave shqiptare në Kosovën Lindore, ata nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Andaj liderët politikë shqiptarë e shohin me shqetësim krejt këtë situatë.
Pas rreth 14 vitesh, Serbia planifikon të rikthejë shërbimin ushtarak të detyrueshëm.
E kjo nismë, është miratuar në ekzekutivin serb dhe së shpejti pritet që të vihet në votim edhe në Parlamentin e Serbisë.
Ne këtë vendim preken edhe shqiptarët që jetojnë në tri komunat e Kosovës Lindore.
Të rinjtë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë të detyruar të i përgjigjen kësaj thirrje nëse kalon në institucionin legjislativ.
Për këtë, deputeti shqiptar atje, Shaip Kamberi ka kërkuar që pakicat të mos përfshihen pasi familjet shqiptare nuk kanë besim në institucionet e Serbisë.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se shqiptarët janë më të urryerit në Serbi momentalisht.
E kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit thonë se këtë lajm e kanë parë si shumë shqetësueses për qytetarët.
Qeveria serbe ka paralajmëruar që shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr më 1 janar të vitit 2011, do të rikthehet në vitin 2025. Nga koha kur është hequr, njerëzit kanë shkuar në ushtri vetëm vullnetarisht.
Të tjera
Aktuale
Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues
Numri i përfituesve nga disa skema
Showbiz
Olta Gixhari mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Olta Gixhari ka rrembyer zemrat e
Aktuale
Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford,