Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK).
Nga katër të lënduarit, një fëmijë i është nënshtruar operimit në Kirurgjinë e Fëmijëve dhe anestezionit.
Lajmin për KosovaPress ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Emërgjencës, Naser Syla, i cili tha se tre të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile por me lëndime të rënda.
“Katër të aksidentuar i ka sjellë Spitali i Gjakovës. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Njëri nga të lënduarit u dërgu në sallën operative nga kirurgjia e fëmijëve dhe anestezionit. Tre të tjerët janë duke i kompletuar ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme në QE. Gjendja e tyre është stabile edhe pse me lëndime të rënda”, tha Syla.



Të tjera
Lajme
Mbyllja e “VITA”-s, revoltohen fermerët: Derdhin qumështin para ministrisë
Një numër i madh i
Aktuale
Osmani: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për të kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Lajme Opinione
Gani Geci: LPK-ja, PDK-ja dhe LVV-ja, së bashku, ëndërr e kanë shuarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gani Geci ne nje postim te