Me 10 vota për, janë zgjedhur të hënën dy anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Vendin e zëvendëskryesueses së KGJK-së Arjeta Sadikut dhe gjyqtarit Fidan Hoxha, do ta zë Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë- dega Vushtrri dhe Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në mbledhjen e KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaçi bëri të ditur se mandati i anëtarëve të rinj do të filloj nga data 8 korrik, ndërsa do përfundojë më 7 korrik 2031.
“Me vota unanime certifikohet rezultati zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore, Komerciale Dhomave të Shkallës së Parë dhe Gjykatave Administrative. Alban Maxhuni gjyqtarë mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dega Vushtrri, Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Mandati i anëtarëve fillon nga data 8 korrik 2026, ndërsa përfundon më datë 7 korrik 2031. Vendimi hyn në fuqi me datë 6 korrik”, tha Thaçi./KosovaPress



Të tjera
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar
Aktuale
“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin
Profesori amerikan Edward
Lajme
Dega e Parë e LDK-së në Zvicër në përkrahje të lidershipit të LDK-së
Dega e pare e LDK-se ka