Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
“Në ora 08:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës



Të tjera
Lajme
Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll
A keni menduar ndonjëherë nëse produktet
Aktuale
Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut
Dega e LDK’së në Austri përmes
Lajme
Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?
Mijëra objekte të reja banesore janë