QKMK njofton për pritje të gjata në dalje të Kosovës: Kolona deri në 3.5 km

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona të gjata, për shkak se autoritetet shqiptare janë duke regjistruar qytetarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, kolonat kanë arritur deri në rreth 3.5 kilometra.

“Ju informojmë, se sot nga ora, 04:00 e në vazhdim në dalje të R. së Kosovës, janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 km pasi që autoritetet Shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve. Për më shumë info kontaktoni QKMK në numrat 045198000 dhe 045198606”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhim Kufitar.

Të tjera

Lajme

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

A keni menduar ndonjëherë nëse produktet

Aktuale

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut

Dega e LDK’së në Austri përmes

Lajme

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Mijëra objekte të reja banesore janë