Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë thënë se gjatë muajit qershor 2026 kanë arritur të sigurojnë kapacitete prodhuese që tejkalojnë kërkesën për konsum të rregulluar. Sipas KEK kjo konfirmon herë rolin e saj kyç në garantimin e sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës.
KEK njofton se sipas të dhënave operative, gjatë muajit qershor, KEK ka vënë në dispozicion kapacitete prodhuese prej gjithsej 305,916 MWh energji elektrike, ndërsa kërkesa për konsum ka qenë282,608 MWh, duke rezultuar në një kapacitet të ofruar prej 108.2%, respektivisht duke tejkaluar kërkesën për konsum me 8.2%.
“Veçanërisht i rëndësishëm është fakti se, gjatë pjesës më të madhe të muajit, pas rikthimit në operim të njësive prodhuese, KEK ka arritur të ofroj mbi 120% të kërkesës ditore për konsum, duke konfirmuar stabilitetin operacional, besueshmërinë e kapaciteteve prodhuese dhe përkushtimin e vazhdueshëm për garantimin e sigurisë energjetike të vendit.”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar
Aktuale
“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin
Profesori amerikan Edward
Lajme
Dega e Parë e LDK-së në Zvicër në përkrahje të lidershipit të LDK-së
Dega e pare e LDK-se ka